Sulmi kibernetik/ zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t konferencë për informim mbi situatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi kibernetik/ zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t konferencë për informim mbi situatën

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, kanë dalë në një konferencë për të informuar mbi situatën pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shërbimeve qeveritare.

 

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania, por po punohet ende për njehsimin e disa shërbimeve të tjera.

 

Advertisement

“Përgjigja e AKSHI-t në këtë betejë kibernetike ka qenë në dy fronte kryesore: rikuperimi i të gjitha sistemeve dhe infrastrukturave kritike qeveritare dhe paralelisht dhe izolimi i aktivitetit keqdashës.

AKSHI po punon ngushtësisht me partnerët e Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë të dedektimi dhe përgjigjes ndaj incidenteve kibernetike e njohur si “DART Team” Llojet e sulmit ishin dy: Ransomëare dhe ZeroCleare ËipeOut.

Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomëare, por mesa dimë çfarë është Ransomëare tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomëare decoy in. Për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë i sulmit që në fakt ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to.

Sistemet u verifikuan një nga një që të ishin të sigurt për çdo element para se të riktheheshin online dhe në funksionalitet.
Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion të plotë brenda 12 orësh nga momenti i sulmit.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave po ashtu.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Mund të them që mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale.
Vetëm 4 ditë pas sulmit, në një kohë rekord kjo krahasuar me vendet e tjera, e-Albania u kthye në funksion për 1118 nga 1225 shërbime elektronike.
Paralelisht proceseve teknike që përmenda, të gjithë aktorët institucionalë janë vënë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për një hetim të thellë, të detajuar të këtij krimi kibernetik.
Po bëhet një hetim i thelluar i plotë, jo vetëm nga Microsoft DART, por edhe nga organet tona kompetente që bashkë me ne po punojnë ngushtësisht me FBI-në.”- tha Karcanaj. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy