Sulmohet me armë një autobus me nxënës në Kosovë, raportohet për viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet me armë një autobus me nxënës në Kosovë, raportohet për viktima

Mediat në Kosovë raportojnë se një autobus është sulmuar me armë zjarri nga persona të armatosur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e të shtënave me armë, deri në këto momente raportohet për 3 vdekur dhe 2 persona të lënduar.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë apo arsyet e sulmit. Mediat raportojnë se në autobus ka pasur nxënës të një shkolle. Viktimat janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që është krijuar një kordon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy