“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”/ Balla: Pres më shumë nga strukturat ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”/ Balla: Pres më shumë nga strukturat ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit dhe procedimit të 12 personave në 6 qarqe, në kuadër të operacioneve “Tempulli” për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe “Sundimi i ligjit” për sekuestrimin e municioneve luftarake.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se pret më shumë nga strukturat hetimore të  dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

 

Advertisement

“SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI”

 

12 të arrestuar/proceduar në Lezhë, Dibër, Kukës, Fier, Shkodër dhe Tiranë.

 

Advertisement

Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak janë sekuestruar në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Ndërsa në Lezhë janë sekuestruar automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

 

Gjithashtu përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine”, shkruan Balla./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy