“SUPER”/ Rama nxjerr shifrat: Mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“SUPER”/ Rama nxjerr shifrat: Mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 81295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar.

 

Sipas tij, 64,037 kanë dhënë opinionet e tyre përmes kësaj platforme dhe 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Teksa falenderon qytetarët Rama thotë se duhet të dalin nga llogoret politike dhe të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin.

 

Advertisement

“SUPER
81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”, shkruan Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy