Superoperacion i SPAK e Antimafias italiane/ Shkatërrohet banda e drogës, 38 urdhër-arreste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Superoperacion i SPAK e Antimafias italiane/ Shkatërrohet banda e drogës, 38 urdhër-arreste

Shkatërrohet një bandë e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me detyrën.

 

Superoperacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Antimafias italiane dhe po kryhet në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi.

 

Advertisement

Mediat italiane bëjnë me dije se janë prerë 38 urdhër-arreste. Autoritetet janë ndihmuar nga katër bashkëpunëtorë drejtësie, që kanë “dekonspiruar” grupin.

 

Mësohet se është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy