Tabaku akuza të forta nga Kuvendi: Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku akuza të forta nga Kuvendi: Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta për aferën e inceneratorëve.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku  foli me emra, duke kujtuar se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

 

Advertisement

Deputeteja demokrate e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari.

 

Koncesioni i incneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. e gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra. Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, -u shpreh Tabaku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy