Takimi me ambasadorët e Quint-it, Vuçiç: Nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me ambasadorët e Quint-it, Vuçiç: Nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë

Ambasadorët e vendeve të Quint-it, gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkuan “shtensionimin e krizës” në veri të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Vuçiç.

Ndërsa mësohet se Vuçiç është shprehur se: “Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo të qytetarëve të saj”.

Prej tetë ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy