Takimi me Kurtin ende i pakonfirmuar/ Rama: As hasmit nuk i mbyllet dera kur vjen në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Kurtin ende i pakonfirmuar/ Rama: As hasmit nuk i mbyllet dera kur vjen në shtëpi

Kryeministri Rama nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth përplasjeve në distancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarët për takimin ende të pakonfitmuar, në konferencën e përbashkët më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Rama u përpiq duke përmendur traditat e popullit shqiptar.

 

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha ai.

 

Advertisement

Lidhur me nismën “Open Ballkan”, tanimë të mbyllur, ku Kosova nuk mori pjesë, Rama deklaroi se vendet nuk duhet të mbeten peng së të shkuarës.

 

Ai thekson se kush nuk ka marrë pjesë në “Open Ballkan” ka bërë gabim.

 

Advertisement

“Çfarë të keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit? Shihni shifrat e tregtisë. Nuk e kuptoj se si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar të rrimë në të shkuarën, të grindemi se kush është patrioti më i vërtetë, patrioti më i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe që nuk i do të keqen. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim”, tha ai.

 

Kryeministri Edi Rama dorëzoi këtë të enjte marrëveshjen ndërqeveritare të firmosura nga kabineti i tij pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Ky veprim vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk takohet me Ramën nëse nuk mbahet mbledhja ndërqeveritare.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy