Takimi në Bruksel për targat Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi në Bruksel për targat Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak këtë të enjte ka treguar se është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e një zgjidhje për targat.

Lajçak shkruan në “Twitter” se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që pas 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy