Tatim 33% për energjinë/ Qeveria: Prodhuesit private nxorrën fitime shumë të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tatim 33% për energjinë/ Qeveria: Prodhuesit private nxorrën fitime shumë të mëdha

Qeveria është drejt konkretizimit të ligjit për të tatuar ekstra prodhuesit vendor të energjisë elektrike. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, është parashikuar që ky tatim të jetë në masën 33 %, pasi sipas qeverisë ata kanë gjeneruar fitime pa rritje kostosh.

Ndërsa, të ardhurat e pritshme që parashikohet të mbledhë qeveria, arrijnë në 8.3 miliardë lekë ose rreth 70 milionë dollarë.

Drafti “Ligji për Tatimin e Jashtëzakonshëm” është përgatitur nga Ministria e Financave dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme. Synimi është që të tatohen prodhuesit e mëdhenj, të cilët shesin një pjesë të energjisë elektrike në bursat e huaja.

 

Advertisement

Teksa çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur shifra rekord prej mëse një viti, edhe fitimet e kompanive janë rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, qeveria synon që të tatojë një pjesë të fitimit, konkretisht diferencën e çmimit mesatar të vitit 2021 dhe atij të këtij viti.

 

Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private në tërësi mbulon rreth 40 % të nevojave gjatë një viti. Prodhuesit kanë ndërtuar hidrocentrale në lumenj me kontratë parablerje nga ana e kompanive shtetërore të energjisë, por disa prej tyre nisur edhe nga çmimet e larta në bursa kanë nxitur daljen në eksport.

 

Advertisement

Një masë e tillë është marrë dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi kompanitë prodhuese kanë rezultuar me fitime shume të mëdha vitin e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy