Bëni Like Struga.info në Facebook


Taulant Balla: Gati kallëzimi penal në SPAK për vrasjet në bulevard në 21 janar 2011

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taulant Balla: Gati kallëzimi penal në SPAK për vrasjet në bulevard në 21 janar 2011

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla teksa foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste rikonfirmoi vullnetin e PS për të bërë një kallëzim të ri penal për vrasjet në bulevard në protesten e 21 janarit 2011.

 

Balla  tha  se audiopërgjimi i dale që zbulon komunikimin mes përfaqësuesve të gardës gjatë momenteve të protestes është një fakt i ri që duhet ta vërë në lëvizje SPAK.

 

Advertisement

“PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Ne jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe ne tani kemi edhe një prove tjetër sic është një audiopërgjim  që është bërë publik.Dosja  penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet”  shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

 

Në protesten e opozitës së atëhershme përballë kryeministrisë, u vranë protestuesit Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy