‘Të bardhë’ për klientët/ Arrestohen pronari dhe dy kamarierë të një lokali në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Të bardhë’ për klientët/ Arrestohen pronari dhe dy kamarierë të një lokali në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar dy kamarierë dhe një administrator të një lokali në Lezhë.

 

Të tre shtetasit kishin përshtatur ambjentin për shitje të lëndës narkotike kokainë.

 

Advertisement

Lezhë/Kurbin

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga administratori i lokalit dhe 2 kamarierë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Advertisement

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen,
administratori i lokalit;

A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy