Të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje/ Policia e Gjirokastrës ndëshkon shoferat, bilanci i javës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje/ Policia e Gjirokastrës ndëshkon shoferat, bilanci i javës

Policia e Gjirokastrës ka vijuar kontrollet për parandalimit e aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Sipas policisë gjatë kontrolleve të kryera tre drejtues mjete kanë rënë në pranga , ndërsa janë pezulluar katër leje për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas janë vendosur 367 masa administrative.

 

Advertisement

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas testit të alkoolit, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur.

 

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Advertisement

-Po nga këto struktura u arrestuar në flagrancë shtetasi A. G., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me një mjet tjetër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shkaktuar dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

•Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

Advertisement

•Janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
– 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 120 masa për parakalime të gabuara;
– 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;
– 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy