“Të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian”/ Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian”/ Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ndihet krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës.

 

Advertisement

Mes të tjerash ai thekson se me Kosovën m do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit europian.

 

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë.
Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.

 

Advertisement

Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik.

 

Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian. Gëzuar Kosovë e dashur”, shkruan Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy