Të fshehura në kabinën e kamionit/ Kapen 150 mijë euro dhe mbi 160 mijë paund në portin e Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të fshehura në kabinën e kamionit/ Kapen 150 mijë euro dhe mbi 160 mijë paund në portin e Durrësit

Policia Kufitare në Durrës ka goditur një rast të kalimit të parave të padeklaruara drejt Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga një 53-vjeçar, policia ka gjetur 150 mijë euro dhe mbi 160 mijë paund. Paratë e padeklaruara ishin fshehur në kabinën e kamionit.

 

“Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në kabinën e kamionit, 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, raporton policia.

 

Advertisement

Drejtuesi i kamionit është vënë në pranga. Mbi të rëndojnë veprat penale, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Ky është rasti i 5-të i tentativës për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara, i goditur nga Policia e Shtetit, gjatë muajve të fundit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy