Të huajt po blejnë Shqipërinë, eksperti tregon se çfarë po i josh më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të huajt po blejnë Shqipërinë, eksperti tregon se çfarë po i josh më shumë

Viti që lamë pas shënoi një shifër rekord të investimeve nga të huajt në pasuri të patundshme në vendin tonë. Janë plot 325 mln euro prona që të huajt kanë blerë, nga 291 mln që ishte kjo shifër në 2022. Reinaldo Pipiria nga shoqata e Agjentëve të Pasurive të Patundshme deklaroi në emisionin “E-ZONE” me gazetaren Rajmonda Lajthia se turizmi është kryefjala e këtyre investimeve.

“Performanca e sektorit të turizmit si dhe marketingu që i është bërë vendit tonë në arenën ndërkombëtare janë faktorë konkretë të këtij fluksi investimesh. Blerjet janë fokusuar në tre qytete: Durrës, Vlorë, Sarandë. Për shumë të huaj, pozicioni gjeografik si dhe çmimet ende të përballueshme janë arsyet pse të huajt po vijnë në vendin tonë”, sqaroi Pipiria.   

“Të huajt që dominojnë në blerje janë shqiptarët kryesisht nga rajoni, ndërsa më pas vijnë ukrainasit, italianët, polakët, spanjollë etj. Kjo tendencë e vitit 2023 duket se ka të njëjtin trend edhe për këto muaj të parë të vitit 2024”,  tha Pipiria.

Edhe kompanitë e ndërtimit pohojnë se 40% të të ardhurave të tyre vijnë nga shitjet e pronave për të huajt./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy