minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të shtëna me armë në Malësi të Madhe, plagoset 28-vjeçari - Struga.info


Të shtëna me armë në Malësi të Madhe, plagoset 28-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 28-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia njofton se vëllai i të plagosurit ka deklaruar se është vëtëplagosur aksidentalisht me pushkë, në mal.

Megjithatë, policia po heton ngjarjen për të verifikuar dëshminë e tij.

“Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.   

Advertisement

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.     

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy