Të shtëna me armë në Rrëshen/ Babë e bir qëllojnë në drejtim të një makine, shpallen në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë në Rrëshen/ Babë e bir qëllojnë në drejtim të një makine,  shpallen në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Rrëshenit.

 

Policia bën me dije se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një konflikti.

 

Advertisement

Bëhet me dije se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë.

 

Dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Advertisement

Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

 

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

 

Advertisement

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.

 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Advertisement

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy