“Të shtruar në spitale, mosha të reja”/ Çomo: 12% e pacientëve janë në gjendje kritike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të shtruar në spitale, mosha të reja”/ Çomo: 12% e pacientëve janë në gjendje kritike

Duke folur për situatën epidemiologjike në vend, shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo deklaroi se në spital janë të shtruar rreth 130 persona të infektuar me koronavirus.

 

Çomo bën me dije se 12 për qind janë në formë kritike, ndërsa të tjerë në gjendje të rëndë.

 

Advertisement

“Janë rreth 130 pacientë të shtruar sot që flasim prej të cilëve 12 % janë në formë kritike, 54% në formë të rëndë, dhe pjesa tjetër në formën e mesme të rëndë. Janë mosha të reja të shtruar në spital, që janë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar është se moshat e reja sot janë ata që nuk kanë sëmundje kronike. Tjetër një grup që duhet vlerësuar janë gratë shtatzëna. Kanë ecur mirë në mënyrë mjekësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme. Mbizotërojnë në grup të plot persona të pavaksinuar. Rreth më pak se 3-4% janë persona të vaksinuar, me dozën e parë apo të dytë”, tha Çomo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy