“Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025”, Salianji nga Hasi: S’ka kohë për të humbur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025”, Salianji nga Hasi: S’ka kohë për të humbur

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se Shqipëria është në periudhë të vështirë teksa hyn në vitin e fundit të mandatit të tretë të kreut të qeverisë.

Në fjalën e tij gjatë një turi takimesh në Has, Salianji u shpreh se nuk ka kohë për të humbur, madje as për të kaluar në eufori boshe.

Sipas tij, kreu i qeverisë u përpoq të kapte opozitën, por nuk ia doli.

“Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025”, tha deputeti ndër të tjera.

Advertisement

Pjesë nga fjala e Salianjit

Shqipëria është ne ditë të vështire, teksa po hyjmë ne vitin e fundit të mandatit të trete të Edi Rames.

Ju jeni njerëz politike dhe e njihni mire realitetin.

Sidomos e keni shumë të qarte diferencën mes asaj që ju vjen ne vesh nga propaganda agresive e qeverise, si arritje e madhe, si sukses e parajsë, dhe asaj qe shihni e jetoni.

Advertisement

Ju mund të dëgjoni se Shqipëria u rrit shumë në skenën e madhe ndërkombëtare, po shihni se braktisja e qytetareve në nevojat bazike, aty ku pensionisti, fermeri, studenti, profesionisti i ri ka nevoje të këtë në krah ndihmën qe politika dhe ekzekutivi ofron, është evidente.

Kemi nje qeveri që i ka lenë njerëzit të mbijetojnë në fatin e tyre, pasi 24 orë është e fokusuar vetëm në projekte e plane që sa i gërvisht pak del se janë afera përfitimi.

Dhe kane krijuar një klime mbytëse, një ide fataliste se kështu janë punët, nuk ke çfarë i ben.

Dhe me keq, s’ke ku ankohesh, s’ke ku apelon. Se ne çdo drejtim, do gjesh nje dore te zgjatur të Edi Rames.

Advertisement

Dhe kjo deri diku qëndron. Ai e ka mbyllur sistemin, me gjithë pushtetet nen sqetull, e vete qëndron ne krye.

Kishte një plan edhe me ogurzi. Por nuk i eci.

Vetëm tek opozita dështoi. Beri çdo përpjekje prej vitesh për ta bere edhe Partine Demokratike një nga ingranazhet e mekanizmit që ka nen kontroll.

Donte ta kishte departament të establishmentit.

Advertisement

Luftoi shume për këtë e solli jo pak dëme. Ne shpenzuam kohe e energji në një beteje mes vedi.

Por, ja ku jemi sot. Opozita shpëtoi nga kapja, jemi të bashkuar, dhe jemi te vendosur, me pasion e te palëkundur.

Une e kam bindje se meritën e madhe ne këtë arritje aspak te vogël e kane demokratet, qendrestaret, ata që kanë përfituar gjithnjë me pak ose te fundit, e që kane vuajtur më shumë.

Demokratet ketu ne Has e kudo ne Shqipëti, u bene guida jone, na treguan se cila ishte rruga. Dhe nuk ishte tjeter, vetem ajo që të linim ndasitë e të behemi bashke.

Advertisement

Nuk shpëtuam vetëm nderin tonë, por ruajtëm nga copëtimi e nga shuarja një aset të madh publik, qe eshte Opozita.

Imagjinoni që në këtë situate ku është vendi, të kishim një PD që koordinohej nga qeveria. Dhe ju e patë se projekti ishte, dhe ishte vënë në jetë.

Ne nuk e lejuam, ju ne radhë të parë nuk e lejuat.

Por të dashur miq, ky është vetëm një hap në ketë marrëzi te madhe 11 vjeçare qe luhet me vendin e të ardhmen tone.

Advertisement

Nuk kemi asnjë dite për te humbur, apo për të kaluar në eufori boshe. Koha është për te bere tanimë hapin tjetër cilësor, me te rëndësishëm ndoshta.

Te tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025.

Mes shume sfidave qe kalon vendi, të dëshmojmë se jemi zgjidhja.

Mes skepticizmit dhe humbjes së besimit tek politika, të provojmë se tek ne mund të besohet.

Advertisement

Mes korrupsionit të instaluar si normë, si kulture qeverisëse, të manifestojmë integritet e ndershmëri.

Është një sprove jo e vogël, po ne mund dhe ne duhet t’ja dalim.

Me sakrificë, me vendosjen e interesit të madh para kalkulimeve tona, me përkushtim të përditshëm dhe ne kontakt të ngushtë me njerëzit.

Te shkojmë me qytetaret, të kuptojmë sensin e tyre, aspiratën qe kane.

Advertisement

Çfarë duan, çfarë ëndërrojnë, nga se druhen.

Dhe te marrim vendimet qe duhet e te udhëheqim me vendosmëri kur duhet.

Rilindja mundet, dhe demokratet e kane ne adn forcën për të fituar, për të triumfuar edhe atëherë kur situata duket e pashprese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy