Teknologjia dhe arti bëhen bashkë/ Helidon Gjergji çel ekspozitën në “qendrën për hapje e dialog”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teknologjia dhe arti bëhen bashkë/ Helidon Gjergji çel ekspozitën në “qendrën për hapje e dialog”

Ndërthurja e teknologjisë me artin ka nxitur imagjinatën e Helidon Gjergjit, i cili ka çelur ekspozitën “Në kërkim të artit”.

 

Si artist bashkëkohor, Gjergji mendon se përballja e dy botëve na bën të të kthejmë vëmendjen më tepër tek njerëzorja, sesa te sistemet elektronike. Ndaj ai shpjegon dhe se si lindi ideja e këtij projekti.

HELIDON GJERGJI
PIKTOR
“Duke qenë artist dhe duke punuar shpesh në intërnet më goditën disa përgjigje që bëra për pyetje profesionale. Kjo dilloi të më kuriozonte dhe avash avash fillova të bëja qëllimisht pyetje. Mendova të bëj një kërkim mbi artin dhe ta ndaja atë 3 sfera, pikturë, vizatim dhe fotografi. Vendosa të seleksionoja 6 nga këto pzetje dhe përgjigjet që më jëpëshin i printova në kanavak dhe fillova të ndërtoja art me to përmes ngjyrave.”

Advertisement

 

E veçanta e këtyre punimeve është fakti që gjithnjë e më shumë interneti po ndikon edhe në ftohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Askush më mirë se fëmijët nuk mund ta përcjellë këtë gjendje, për këtë arsye Helidoni bëri pjesë të ekspozitës së tij 5 artistë të vegjël.

HELIDON GJERGJI
PIKTOR
“Pzetja konkrete ishte se si të vizatojmë një mace dhe interneti jep një përgjigjë shumë skematike dhe shumë të ftohtë, mbyt gjithë krijimtarinë që duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për artistin. për të shkuar përkundrejt kësaj dhe për të bërë një krahasim të fuqishëm vendosa të ftoj 5 artistë të rinj. u bëra të njëjtën pyetje se si të vizatojnë një mace, por ata nuk kishin akses në internet pra ishin komplet të lirë të bënin krijimtarinë e tyre.”

 

Advertisement

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit në ambientet e “Qendrës për Hapje dhe Dialog” deri më datë 5 Mars.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy