Teknologjia, KQZ pret nga qeveria/ Ekspertët: Votimi e numërimi elektronik garanci për procesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teknologjia, KQZ pret nga qeveria/ Ekspertët: Votimi e numërimi elektronik garanci për procesin

Javën e ardhshme me nisjen e shqyrtimit nen për nen të projektligjit për buxhetin, do të shihet nëse qeveria do t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 30 milionë euro.

 

Ato kërkohen për të zbatuar votimin dhe numërimin elektronik edhe në gjashtë bashki të mëdha të vendit, si Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani Vlora ose Fieri. Ekspertë të organizatave vëzhguese dhe raportuese të proceseve zgjedhore mendojnë se ky fond duhet të jepet për të rritur standardin e zgjedhjeve.

 

Advertisement

Në të dyja rastet e zbatimit të pjesshëm, në zgjedhjet parlamentare të 2021-it dhe të vendoreve të të 2022-it, votimi dhe numërimi elektronik ishte i suksesshëm. Asnjë parregullsi dhe rezultati doli po atë ditë kur u votua. Kjo nuk është arsyeja e vetme.  Sipas Dritan Taullës dhe Gerta Metës teknologjia i jep fund debateve për depolitizimin e komisionerëve.

 

Nëse qeveria vendos që t’i thotë jo 30 milionë eurove të kërkuara nga KQZ, votimi dhe numërimi elektronik në vendoret e 2023-it do të zbatohet vetëm në bashkinë Vorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy