Temperaturat rriten në maj/ Vranësira të lehta në 10 ditët e para, me pas moti do të përmirësohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat rriten në maj/ Vranësira të lehta në 10 ditët e para, me pas moti do të përmirësohet

Muaji maj ka nisur me reshje shiu, mirëpo duke filluar nga sot temperaturat do të rriten dhe kushtet atmosferike do të përmirësohen.

 

Hakil Osmani nga Meteoalb tregon për Vizion Plus se maksimumi i temperaturave do të shkojë deri në 23 gradë celsius.

 

Advertisement

HAKIL OSMANI
METEOROLOG

Në fakt dita e sotme mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do krijojnë mundësira për reshje të pakëta shiu në territorin shqiptar. Këto do jenë prezente në zonat qendrore dhe jugore disi më të dukshme pritet të jenë në verilindje të territorit. Përsa i përket temperaturave të ajrit pritet që në mesditë të rriten temperaturat duke bërë që maksimumet të ngjiten deri ne 21 gradë celcius në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do luhaten në vlerat 16-17 gradë. Dita e nesërme mbetet nën ndikim të vranësirave gjatë orëve të para të ditës, por mesdita dhe pasditja i shtojnë vranësirat duke sjellë dhe reshje të izoluara në vendin tonë.

 

Ndërkohë, në ditët në vazhdim termometri do arrije deri në 26 gradë.

Advertisement

 

HAKIL OSMANI
METEOROLOG

Përsa i përket temperaturave të ajrit për fat të mirë do kemi rritje të tyre duke bërë që të shkojnë në 25-26 gradë në ultësirën perëndimore dhe deri në 20 gradë në zonat malore. Po ashtu edhe vlerat minimale do kenë një rritje të ndjeshme të tyre.

 

Advertisement

Referuar Meteoalb, dhjetëditëshi i parë i këtij muaji do jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe do të karakterizohet nga reshje të pakta shiu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy