“Tempulli”/ Gjykata e Fierit lë në burg 1 nga 4 të arrestuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tempulli”/ Gjykata e Fierit lë në burg 1 nga 4 të arrestuarit

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier për 1 prej 4  shtetasve që u arrestuan pak ditë më parë nga uniformat blu në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar, “ Tempulli” i cili u shtri edhe në qarkun e Fierit dhe “ detyrim paraqite për një tjetër.

 

Nga 4 të ndaluarit , dy prej tyre janë paraqitur në seancë, për një vazhdon ende, ndërsa një tjetër nuk është paraqitur në gjykatë në seancën që ka nisur paraditen e sotme. Në  kuadër të këtij operacioni blic, në qarkun Fier u arrestuan në flagrancë, 4 shtetas ndërkohë që 6 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Në prangat e policisë përfunduan shtetasi Jaho  Nuhu, 38 vjeç banues në Fier, për veprat penale, “ Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” , “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “ Mbajtja pa të drejtë e uniformës” ; shtetasi Armando Smaka, banues në Fier, për veprën penale, “ Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, ; Franko Stolla , 22 vjeç ,  banues në Divjakë, për veprën penale, “ Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, dhe shtetasi Odisea Veliu,  18 vjeç, banues ne Divjakë, për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

 

Advertisement

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan, 304 gramë kanabis, dhe 26.30 gramë kokainë, 1 armë e ftohtë, 8 celularë, 3 automjete, 2 milionë lekë të rinj, dhe paisje policie, (1 uniformë dhe stema policie)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy