Tensionet e opozitës/ Berisha: Rama bashkë me Lindën futën në Parlament njerëz të armatosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet e opozitës/ Berisha: Rama bashkë me Lindën futën në Parlament njerëz të armatosur

Ish-kryeministiri Sali Berisha u shpreh në konferencën e përjavshme me gazetarët se SPAK nën urdhrat e partisë, vrapon në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale.

 

Berisha nënvizoi se pas tensioneve të djeshme në Kuvend, Rama bashkë me Lindita Nikollën futën në parlament njerëz të armatosur.  Kreu i PD-së shtoi se Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, futi në parlament policinë.

 

Advertisement

“Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit. Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament. Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.

 

Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit. Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara. Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull. Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës. SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale“, u shpreh Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy