Tensionet në Ukrainë/ Meta takim me Peleshin dhe shefin e FA: Të forcojmë kapacitetet mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Ukrainë/ Meta takim me Peleshin dhe shefin e FA: Të forcojmë kapacitetet mbrojtëse

Presidenti Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

 

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

 

Advertisement

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

 

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sitemin gradë-funksion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy