Tensionet në veri/ Rama: Ushtria serbe, zero fuqi. Është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme serbe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri/ Rama: Ushtria serbe, zero fuqi. Është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme serbe

Shpjegimi që kryeministri Edi Rama i dha rikthimit të tensioneve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja ende e panënshkruar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht, që në këndvështrimin tim nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të popullsisë, ndërkohë që 99% e komunitetit aty nuk kanë votuar e ndihen të pa përfaqësuar, por thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke që është  diçka e jashtëzakonshme dhe ka një hezitim për ta arritur këtë marrëveshje që prodhon këto situata.

 

Advertisement

I të njëjtit mendim ishte edhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.

 

DIMITAR KOVACHEVSKI

 

Advertisement

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Marrëveshjet nuk mund të keqpërdoren për konflikte të brendshme. Rrugëdalja e vetme është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Advertisement

Vendosjen e ushtrisë serbe në gadishmëri të lartë ushtarake, Edi Rama e quajti shfaqje dhe forcës së saj përballë asaj ndërkombëtare i dha zero pikë.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë mund të bëjë? Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën, por çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë të lidhur me politikën e brendshme dhe me atë çfarë ndodh në kufirin me Kosovën.

 

Advertisement

Pjesëmarrës në konferencën e sigurisë në Sllovaki, dy kryeministrat ai i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kritikuan Bashkimin Evropian për mbështetjen financiare. Si vende kandidate për anëtarësim Rama dhe Kovachevski i kërkojnë BE-së që të rrisë mbështetjen në grante dhe ato mos të jenë të dedikuara për procese teknike por për investime të rëndësishme në funksion të përmbushjes së standarteve të kërkuara nga vetë Evropa e Bashkuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy