Tensionet në veri të Kosovës, Borell: Aksionet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, të papranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri të Kosovës, Borell: Aksionet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, të papranueshme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me situatën sërish të tensionuar të krijuar në Veri të Kosovës.

Borrell shkruan në “Twitter”, se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin, janë të papranueshme. Ndër të tjera, Borell ka bërë thirrje që të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

Advertisement

Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan Borrell.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy