Tentoi të digjte me benzinë një lokal në Fier/ Policia identifikon dhe arreston autorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të digjte me benzinë një lokal në Fier/ Policia identifikon dhe arreston autorin

40 vjeçari me iniciale A.S ka rënë në prangat e policisë, tasi tentoi të digjte një lokal në lagjen “Apollonia” në Fier.

 

Policia bën me dije se 40 vjeçari, për motive të dobëta, gjatë mesnatës ka hedhur lëndë djegëse në ambientin e jashtëm të biznesit dhe më pas i ka vënë flakën.

 

Advertisement

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali, ndërsa forcat zjarrëfikëse arritën të vënë nën kontroll zjarrin.

 

Fier

 

Advertisement

Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një lokal, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.

 

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Apollonia”, Fier, kishte rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit S. M., kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.   

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngarjeje, shtetasi A. S.   

 

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.      

 

Advertisement

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy