Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të fuste në vendin tonë 400 litra naftë kontrabandë.
Në një njoftim për media, policia bën me dije se i riu akuzohet për veprën penale veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra litra naftë të kontrabanduar, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohen 400 litra naftë e kontrabanduar dhe automjeti me të cilin transportohej kjo sasi.
AdvertisementShërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Morinës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në analizën e riskut dhe në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:
– J. N., 30 vjeç, banues në fshatin Çorraj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
AdvertisementShërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari, ku kanë gjetur 400 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportohej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.