
Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në njoftimin zyrtar thekson se 36-vjeçari po transportonte 12 emigrantë në drejtim të Kosovës.
Transporti i tyre po bëhej nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person
Advertisement
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.