Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

Shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe rrugët me lagështirë si pasojë e reshjeve, kanë rënduar edhe këtë të dielë bilancin e aksidenteve. Fatmirësisht nuk ka viktima, por raportohen të paktën 8 persona të plagosur deri më tani në aksidente të ndryshme.

Dy automjete janë përplasur në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës. Si pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë nisur drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda.

Më herët, dy turistë francezë gjithashtu mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Pogradec-Korçë. Sipas policisë, çifti i huaj po udhëtonte me një motor dhe është përplasur nga një makinë.

Dy të huajt, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, janë nisur drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Advertisement

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet përkatëse.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy