Tetë të plagosur në aksidente, shkak ngricat në rrugë dhe shpejtësia e mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë të plagosur në aksidente, shkak ngricat në rrugë dhe shpejtësia e mjeteve

Dy aksidente ndodhën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e ngricave në rrugë dhe mjegullës së dendur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Gjashtë persona mbetën të plagosur nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Siç shihet edhe nga pamjet një nga makinat ka përfunduar në barrierat mbrojtëse.

Advertisement

Përveç rrugës me ngrica, shkak i përplasjes dyshohet se u bë edhe shpejtësia e lartë me të cilin lëviznin drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa në Rrugën e Kombit një aksident zinxhir ku u përfshinë 6 automjete shkaktoi lëndimin e lehtë dy personave.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Blinisht, ku qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.

Pas përplasjes me njëra tjetrën disa nga makinat u përplasën edhe me barrierat anësore të rrugës.

Advertisement

Prezenca e lartë e  mjegullës, si dhe manovrimi  i gabuar për tentativë parakalimi dyshohet së solli aksidentin i cili mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy