Theu heshtjen zgjedhore/ PS kërkon ndëshkimin e Belind Këlliçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Theu heshtjen zgjedhore/ PS kërkon ndëshkimin e Belind Këlliçit

Deklarata për shtyp e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këllici ku bënte thirrje për dalje në votim duke përmendur edhe disa nga premtimet elektorale, është denoncuar nga Partia Socialiste.

 

Përfaqësuesi ligjor i selisë rozë, Eridian Salianji përmes një ankese zyrtare kërkoi nga KQZ që të marrë masa ndaj kandidatit Këllici I cili sipas tij ka shkelur nenin 77 të kodit zgjedhor duke e lidhur apelin për pjesmarrje në zgjedhore me premtimet e tij elektorale.

 

Advertisement

 

 

Me poshte edhe deklarata e kandidatit te opozites Belind Kellici:

Advertisement

 


Të rinj të reja burra e gra, të moshuar. Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë. Dilni të votoni nëse do i që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nëse doni taksa më të ulëta dhe një Tiranë ndryshe.
Dilni masivisht në votim. Dita kur kurorëzohet mundi ynë. Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mira, por qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy