
Bastioni i djathtë prej vitesh duket se po “thyhet” para Partisë Socialiste duke shënuar një rezultat historik që nga nisja e pluralizmit.
Benet Beci nga Partia Socialiste ka grumbulluar deri në këto moment 24.794 vota, ndryshe 59.77%.
Advertisement
Kreu në detyrë, njëkohësisht kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia duket se rrugën drejt një tjetër mandati, pas vetëm një viti në drejtim të kësaj zone e ka më të vështirë se kurrë.
“Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë vetëm 16.686 vota, ndryshe 40.23% të rezultatit.
Advertisement
Deri në këto momente janë numëruar 181 qendra votimi nga 247 të tilla.