“Tirana Green 2030”/ Veliaj: Mbështetje çdo nisme që i shërben mjedisit 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana Green 2030”/ Veliaj: Mbështetje çdo nisme që i shërben mjedisit 

“Tirana Green 2030”  është organizuar për herë të parë në kryeqytet. Projekti synon të fuqizojë dialogun mes të rinjve dhe qeverisjes vendore, me fokus politikat e mjedisit.

 

Erion Veliaj premtoi mbështetje për kauzat që përmirësojnë cilësinë e jetës në  Tiranë.

 

Advertisement

 “Për të gjithë ata që thonë se në Shqipëri s’ka të rinj, se të gjithë jemi një kor i madh cinikësh, që gjejmë qimen tek syri i tjetrit dhe jo traun tek syri ynë, shembulli juaj tregon të kundërtën. Këtu ka të rinj që janë vërtetë profesionistë. Një pjesë madhe juaja, ende pa mbaruar Universitetin, tashmë janë angazhuar si profesionistë në kompani, apo organizata të caktuara, çka më mbush me shpresë”

 

Kryebashkiaku shtoi se Tirana mirëpret çdo projekt e çdo ide, sidomos kur ato vijnë nga të rinjtë.

 

Advertisement

“Ky është një qytet dinamik. Siç një pjesë e juaja keni ardhur nga qytete të tjera dhe keni krijuar familjen tuaj apo të paktën keni filluar karrierën tuaj në Tiranë, ky do jetë fati edhe i 16-17 vjeçarëve të këtij viti, që do bëhen 18 vitin tjetër. Qyteti është dinamik, jo diçka statike, që po pret aty si i ngrirë, kësisoj, asnjëherë nuk do mjaftojnë pemët, korsitë, as projektet e lëvizshmërisë,”

 

‘Tirana Green 2030’ u organizua  nga Këshilli Mjedisor, për të inkurajuar ndërmarrjen e nismave që shtojnë gjelbërimin në kryeqytet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy