Tirana “magnet” për drogat e reja, mjekët: Mosha mesatare e përdoruesve është ulur në 25 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana “magnet” për drogat e reja, mjekët: Mosha mesatare e përdoruesve është ulur në 25 vjeç

Nga Adriana Preja

Tirana dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po tërheq drogat e reja, mjaft të rrezikshme për shëndetin. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz i zbuluar në operacionin Tempulli apo tullumbacet me oksid azoti që tregtohen lehtësisht edhe në rrjetet sociale.

“Bëhet fjalë për tullumbacet, kanabisi, ekstazi, pilula të ndryshme. jemi mundur ti adresojmë këto raste kur na vijnë në shërbimin e toksikologjisë. tek ne vijnë shumë dhe ne i pranojmë të gjithë sepse qendrat e shtetit  kanë ehe një listë pritje dhe aty mund të presësh për një kohë të gjatë”, thotë Genci Muçollari nga qendra “Aksion Plus”.

Mjekët toksikogë shprehen se edhe mosha e përdoruesve është ulur. Shitësit e drogës gjithnjë e më shumë po synojnë nxënësit e shkollave për të rritur klientelën.

Advertisement

“Nëse dikur mosha mesatare  ka qenë 28 sot ka zbritur në 25. tullumbacet dëmet i shkakton shumë shpejt dhe koha për ta sjellë tek ne mund të jetë edhe fatale për jetën ose pacienti kur vjen tek ne është i stabilizuar. Këto droga janë nisja e futjes në këtë rrugë dhe japin problem në frymëmarrje në sistemin kardiovaskular por dëmtime më të mëdha këto drogra i japin në sistemin nervor qendror”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Problematike në vendin tonë mbetet mungesa e qendrave të terapisë.

“Pavijoni jonë është shërbim kombëtar dhe ka 20 shtretër. Mendoj që numri i shtretërve nuk është i mjaftueshëm. Qendra të terapisë ditore në Tiranë janë 2 dhe po diskutohet edhe për 1 të tretë që tashmë i ka kaluar shërbimit shëndetësor shtetëror. Duhet të zgjerohemi edhe nëpër rrethe”, shton Drishti.

Sa i takon drogave që kanë qenë pjesë e tregut si heroina dhe kokaina ka një shtim të përdoruesve. Mjekët ngrenë alarmin se shumë herë këto lëndë narkotike janë fillimi i varësie të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy