Topalli dhe Imami do të flasin në Kuvendin e PD, delegat mjeku Ilir Alimehmeti dhe këngëtari Renis Gjoka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Topalli dhe Imami do të flasin në Kuvendin e PD, delegat mjeku Ilir Alimehmeti dhe këngëtari Renis Gjoka

Të shtunën në orën 10:00, Partia Demokratike do të mbledhë forumin e saj më të lartë, Kuvendin Kombëtar. Në bazë të ndryshimeve në statut të miratuara në 11 dhjetor, Kuvendi nuk ka më 7.500 delegatë, por vetëm 1800 prandaj këtë herë punimet e tij do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 

Për herë të parë pas vitesh në Kuvendin e PD rikthehen figura të njohura si Jozefina Topalli e Arben Imami, të cilët do të jenë ndër të parët që do të flasin për demokratët; në Kuvend do të flasë edhe Rudina Hajdari, e cila u përjashtua pasi refuzoi të digjte mandatin e deputetes, por edhe Fatbardh Kadilli, i cili ka marrë pjesë në çdo kuvend, qofte të organizuar nga Sali Berisha, qoftë të organizuar nga Lulzim Basha.

 

Advertisement

Organizatorët kanë parashikuar 20 fjalime të shtunën në Kuvend, por më i rëndësishmi është ai i liderit historik të PD Sali Berisha, i cili pritet të skicojë rrugën ku do të ecë Partia Demokratike, e cila nga njëra anë prej 7 muajsh është e përçarë, e nga ana tjetër ka humbur çdo betejë elektorale me kundërshtarin prej vitit 2013.

 

I gjithë Komisioni i Rithemelimit i ka mëshuar idesë se ky është kuvendi që do të tregojë se Partia Demokratike është e bashkuar, por nëse është e qartë se Sali Berisha gëzon mbështetjen e shumicës së demokratëve, ende ai nuk ka shumicën e deputetëve të grupit parlamentar.

 

Advertisement

Sot të gjithë deputetëve u është shpërndarë ftesa për Kuvendin, përfshirë Lulzim Bashën e Enkelejd Alibeajn dhe janë ftuar të shkojnë në selinë e PD për të marrë mandatin e delegatit.

 

Por pavarësisht ftesave, dihet tashme se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë deputetët që janë në krahun e tyre nuk do të shkojnë në Kuvend. Deri tani dihet se 15 deputetë që kanë marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit do të shkojnë në Kuvend, por ende është e paqartë si do të veprojnë deputetet e tjerë si Tomorr Alizoti, i cili ka zgjedhur një pozicion të baraslarguar në debatet e brendshme në PD, apo deputetët që janë bërë pjesë e zgjedhjeve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

 

Advertisement

Por Sali Berisha e bëri një gjest bashkimi duke ndryshuar statutin në mënyrë që të gjithë deputetët të jenë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD.

Gjithashtu në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar vihet re përpjekja e Berishës së pari për të afruar njerëz të rinj në PD dhe e dyta për të rikthyer në parti themelues e figura të njohura të PD. Ndër emrat e rinj bie në sy se kandidat për Këshillin Kombëtar është mjeku i njohur Ilir Alimehmeti apo këngëtari Renis Gjoka.

 

Ndër figurat që kthehen në PD janë Arben Imami, Arben Ristani, Besnik Aliaj, Rudina Hajdari e Alban Zeneli, të cilët refuzuan të digjnin mandatin e deputetit , aktorja e njohur Rajmonda Bulku, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy