Tragjedia e Gërdecit/ SPAK i komunikon sot akuzën Fatmir Mediut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-Ministri i Mbrojtjes pritet te merret ne pyetje per tragjedine e Gerdecit.

 

Kreu i Partise Republikane është nën hetim për shpërthimin në fabriken e demontimit të armëve dhe municioneve në mars të vitit 2008.

 

Advertisement

SPAK do ti komunikoje Mediut akuzen mbi ngjarjen e rende e cila i mori jeten 26 personave qe punonin ne kete fabrike.

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi me 24 shtator 2021 të pranojë kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me çështjen “Gërdeci” .

 

Advertisement

Me pranimin e kësaj kërkese Gjykata e Posaçme e Apelit revokoi vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit, duke e kthyer çështjen për hetim në duart e Prokurosisë së Posaçme (SPAK).

 

Gjithcka filloi te levize pasi Mediu u paditg ne SPAK nga familja Durda, e cila humbi pjestare te vet ne shperthimin tragjik te 15 marsit 2008.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy