“Tragjedia në Lushnjë krim shtetëror”, Shehaj: Balla dhe kryebashkiakja shkuan me kamera në dhomën e mortit, faji do t’i mbetet viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tragjedia në Lushnjë krim shtetëror”, Shehaj: Balla dhe kryebashkiakja shkuan me kamera në dhomën e mortit, faji do t’i mbetet viktimave

1 marsi ishte dita e parë e punës për Roland dhe Elidon Hoxhën, babë e bir, por edhe e fundit.

Të dy humbën jetën pas një shpërthmi tragjik në një magazinë në Lushnjë.

Ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj në një lidhje të drejpërdrejtë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova e ka konsideruar ngjarjen një krim shtetëror.

Advertisement

Shehaj: E kam trajtuar si krim shtetëror për vetë fillin e shtetit. Sot është shumë e thjeshtë të marrësh informacion dhe të informohesh e të shohësh se sa viktima shënohen në punë. Ka shumë viktima të shkaktuara nga mungesa e sigurisë në punë. Në asnjë nga këto raste nuk kemi parë një angazhim shtetëror. Në rastin në fjalë, ministri i Brendshëm Balla u gjend menjëherë në vendin e ngjarjes, dha siguri për banorët që kanë pasur dëmtime në banesat përreth, gjë që shteti nuk e ka bërë as në tërmetin e fundit të 2019.

Në këta rast u desh që të mbulohej një skandal i madh siç ishte abuzimi që ka bërë deputeti në fjalë (Bujar Çela) dhe u desh një angazhim shtetëror. Pamë se si hynë në dhomën e morit Balla dhe kryetarja e bashkisë me kamera brenda. Kjo lloj sjellje, kuptohet fare qartë që do ketë vetëm një fajtor. Ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe faji do t’i mbetet atyre dy të ndjerëve. Kurse për shkeljet e lejes së ndërtimit dhe  shumë problematika të tjera, do e mbajë në kurriz adminstratori i kompanisë që ka marrë përsipër të bëjë ndërtimin dhe nuk ka asnjë faj. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy