
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kolonjë ku një person ka humbur jetën tragjikisht.
Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.
Advertisement
Shkak i zjarrit në banesë dyshohet të jetë bërë bombla e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje. Gjithashtu mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar.
Dy zjarrfikse ndodhen në vendngjarje po bëjnë të mundur shuarjen total të flakëve.
Advertisement