Transportonte emigrant të paligjshëm/ Arrestohet 52 vjeçari në Tepelenë, policia i sekuestron makinën dhe eurot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportonte emigrant të paligjshëm/ Arrestohet 52 vjeçari në Tepelenë, policia i sekuestron makinën dhe eurot

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 52 vjeçar me iniciale P.V, i cili u kap duke transportuar 5 emigrant të paligjshëm, kundrejt fitimit.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Road Guard 46”, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj.

 

Advertisement

52 vjeçarit iu sekuestrua automjeti me të cilin po i transportonte, si dhe një apart cellular dhe 1400 euro.

 

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 46”. 

 

Advertisement

Transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

 

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe 1400 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

 

Advertisement

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur me inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 46”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

-P. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 

Advertisement

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy