Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 42-vjeçarit në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 42-vjeçarit në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të transportit të paligjshëm të emigrantëve në kufi. Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Kosova, i cili po transportonte ilegalisht 10 emigrantë.

 

 

“D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë.

Advertisement

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.”, thuhet në njoftim.

 

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy