Tregtonte celularë kontrabandë/ Arrestohet 32 vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tregtonte celularë kontrabandë/ Arrestohet 32 vjeçari në Tiranë

32 vjeçari me iniciale B.K banues në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se tregtonte aparate celularë kontrabandë.

 

Blutë bëjnë me dije se 32 vjeçarit iu sekuestruan 36 celularë, në dyqanin e tij në “Don Bosko”.

 

Advertisement

Tiranë/Goditet një tjetër rast i tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara. 

 

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 5”. 

 

Advertisement

Sekuestrohen 36 aparate celulare, vihet në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 5”, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi:

 

Advertisement

– B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. 

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy