Tring merr kampionatin italian/ Spektakli i “Seria A” vjen pwr shqiptarwt deri nw 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tring merr kampionatin italian/ Spektakli i “Seria A” vjen pwr shqiptarwt deri nw 2024

“Seria A”, kampionati më i dashur i futbollit për shqiptarët vjen në shtëpinë e kampionëve!

 

Për tre sezonet e ardhshme, “Tring” në partneritet me “Oversport” do të percjellë ekskluzivisht emocionet e kampionatit italian të futbollit.

 

Advertisement

Të gjitha ndeshjet e skuadrës tuaj të zemrës, do të transmetohen në kanalet sportive të “Tring”, që siç dihet ka siguruar gjithashtu edhe ekskluzivitetin e “UEFA Champions League”, deri në vitin 2024. Juventus, Milan dhe Inter janë skuadrat që kanë numrin më të madh të tifozëve në vendin tonë.

 

Në “Tring” do të mund të shijoni të gjitha ndeshjet e tyre, çdo fundjavë në kampionatin italian dhe çdo mesjavë në arenën më të lavdishme të kontinentit, “UEFA Champions League”.

 

Advertisement

Gjithçka do të përcillet në cilësinë maksimale të transmetimit dhe do të shoqërohet me programacionin e dedikuar me analizë të detajuar të çdo dueli. “Seria A” akomodohet në shtëpinë e kampionëve për tre vitet në vijim, rehatohuni dhe shijoni çdo moment të skuadrës tuaj të zemrës!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy