Tritan Shehu, apel deputeteve të PD: Mos u bëni pjesë e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tritan Shehu, apel deputeteve të PD: Mos u bëni pjesë e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj

Tritan Shehu I ka bërë thirrje deputeteve të PD që të mos bëhen pjesë sipas tij e një komedie politike të orkestruar nga dyshja Balla-Alibeaj për emrin e Presidentit të ri.

Përmes një postimi në facebook, Shehu shton se Rama pret ta zgjedhe Presidentin me 7-10 deputete që I shkojnë nga pas Alibeajt.

Ndajj, ai thotë se deputetet e PD duhet ta shmangin tradhëtinë ndaj elektoratit të tyre.

 

Advertisement

Nje pseudo e mini opozite per te arritur PS-ja 84 votat e nevojshme!

Ky ishte konkluzioni i djeshem i asaj komedie politike te cfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga “shkopi” i Balles dhe me nje anturazh “korist” ne sfond.

Alibeaj, pikerisht ne fund te atij “takimi”, dekonspiroi thelbin e tij kur foli per nje “opozite per te arritur 84 votat”.

Pra nje “opozite” me 7-10 deputete, qe si shtese e votave te disponueshme te PS, te arrijne ne numrin e cilesuar te votimit.

Advertisement

Pikerisht, aq sa i duhet Rames per te zgjedhur i maskuar si liberal nje President te tij, pse jo edhe te “propozuar” sa per aparence nga Alibeja&Co, nqs ai do te siguronte 20 firma propozuesish…

Dhe kjo mund te ndodhe edhe ne raudin e dyte ose te trete, nqs Alibeaj&Co do te arrije te “peshkoje” keto 20 firma opozitaresh koshiente per demin e madh qe po i bejne demokracise ne shkembim te…

…ose qe akoma nuk po arrijne te shikojne realitetin e te kuptojne qarte ku synon kjo loje antidemokratike, qe po luhet ne sherbim te forcimit te ketij rregjimi.

Prandaj ju lutem…mos u beni pjese e asaj qe do tju ndante perfundimisht me elektoratin tuaj demokrat.

Advertisement

Dhe nje deputet pa elektorat nuk eshte deputet, ai mund te jete vetem nje rogetar…por qe shpejt do t’i duhet ta lere edhe ate.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy