Turistët “dynden” në juglindje, kalojnë fundjavën në Dardhë dhe Voskopojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turistët “dynden” në juglindje, kalojnë fundjavën në Dardhë dhe Voskopojë

Reshje të shumta të dëborës në Juglindje të vendit nuk i kanë penguar aspak turistët e shumtë të dynden në këto zona për të kaluar fundjavën.

 

Rruga drejt Dardhës vende vende është e kalueshme me zinxhirë, ndërkohë që ajo drejt Voskopojës është e kalueshme pa probleme për këtë arsye ka pasur një numër më të lartë vizitorësh.

 

Advertisement

 

Një prej banorëve të kësaj zone tregon se për vizitorët vihen në dispozicion motorë të përshtatshëm për terrene malore, me qëllim që të kenë mundësi të vizitojnë jo vetëm Voskopojën, por edhe fshatrat e tjerë turistikë të kësaj krahine.

 

 

Advertisement

Ndërkohë që edhe Dardha ka pasur një numër të madh vizitorësh, të cilët nuk janë ndikuar nga temperaturat e ulëta dhe dëbora.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy