Turku kapet me drogë në Greqi, avokatja: Nuk është e tij, por e 32-vjeçares shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turku kapet me drogë në Greqi, avokatja: Nuk është e tij, por e 32-vjeçares shqiptare

Një shtetas turk është kapur në Greqi me një sasi të madhe heroine dhe është arrestuar. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçare shqiptare, e cila ishte pasagjere në makinën që drejtohej nga 42-vjeçari turk.

Automjeti i tyre u ndalua në doganën e Krystallopigisë në Follorinë. Gjatë kontrolleve, shqiptares iu gjetën dy pako të mbështjella me peshë 2 kg brenda të cilave kishte kokainë. Por historia mori tjetër rrjedhë kur në bagazhin e makinës u gjetën edhe dy çanta të zeza brenda të cilave kishte heroinë. Pesha në total ishte 23 kg heroinë.

Policia greke thotë se droga do të shitej në Selanik dhe Athinë dhe do të nxirrej një fitim prej 1.7 milionë Euro.

Nga verifikimet u zbulua gjithashtu se 42-vjeçari turk ishte në kërkim pasi ndaj tij është lëshuar udhër-arresti nga Gjykata e Stambollit. Ai është kundërshtar i partisë turke në pushtet, partisë së Erdoganit, dhe akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë terroriste.

Advertisement

Shtetasi turk ka kërkuar azil politik në Greqi për shkak të problemeve që ka në Turqi. Avokatja e tij greke thotë se 42-vjeçari nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe nuk është i përfshirë në këtë aktivitetet të paligjshëm. Sipas saj, lënda narkotike i përket 32-vjeçares dhe shtetasi turk ka rënë viktimë.

Klienti im, i persekutuar nga regjimi i Erdoganit, u nis drejt Greqisë për të gjetur strehim. Fatkeqësisht marrëdhënia e gabuar me një grua, padyshim e përfshirë në drogë, çoi në arrestimin e tij”, argumenton avokatja e cila thekson se do të tentojnë të bindin me prova gjykatën se turku nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy