Turp, Alibeaj po dëmton demokratët/ Alizoti: Berishën e mbajnë ndjekësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turp, Alibeaj po dëmton demokratët/ Alizoti: Berishën e mbajnë ndjekësit

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se kandidatët që Berisha ka janë njerëz të ndershëm përballë kundërshtarëve nga ‘kampi’ tjetër politik. Sipas tij, ndarja e PD po dëmton alternativat e duhura që po i serviren votuesve.

 

 

“Kandidatët e PD janë njerëz në radhë të parë, që është shumë e rëndësishme në një vend të korruptuar, të ndershëm. Janë njerëz përballë personave që kandidojnë. Po të marrim rastin e Tiranës, Këlliçi është një gjë e pastër,  kristal përpara Erion Veliajt, që është njeriu më i frikshëm në politik dhe më qesharak në artikulimin politik. Një njeri me një fjalor 70-80 fjalë, nuk del as në televizor dhe çon kaseta. Poltika është përballje”, tha ai.

Advertisement

 

Alizoti përsëriti dhe njëherë qëndrimin e tij kundrejt situatës së krijuar brenda së njëjtit lloj dhe bëri thirrje për unifikim.

 

“ Unë shpresoj dhe mendoj se PD ka shance të marrë shumëçka, por duhet unifikim i demokratëve. Duhet në këtë vend të bëhen zgjedhjet, zgjedhje. Mendoj se brenda kësaj rryme do të ketë një ndryshim pozitiv”, tha ai.

Advertisement

 

Alizoti theksoi se ndasitë duhen tejkaluar në emër të interesit të demokratëve dhe shqiptarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy