“Turp të përdorim Kanunin në vitin 2024”, banorët e Shkodrës protestë për ujin e pijshëm: Të ndalet aktiviteti i guroreve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Turp të përdorim Kanunin në vitin 2024”, banorët e Shkodrës protestë për ujin e pijshëm: Të ndalet aktiviteti i guroreve

Banorët e Postribës ditën e sotme janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës. Ata protestojnë në lidhje me ujin e ndotur nga guroret.

Banorët kërkojnë që të ndërpritet aktivitetiti i guroreve, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.

Vizion Plus mëson se një përfaqësi ka zhvilluar takim me kryebashkiakun Benet Beci, të cilit i dhanë një shishe ujë të ndotur duke i thënë: A ia jep këtë ujë fëmijëve të tu?

“Pa ujë s’ka jetë”, “të korruptuarit në burg”, janë disa prej pankartave që qytetarët mbajnë në duar.

Advertisement

“Afër makinerive jetojmë, nuk mund të dalim jashtë nga tymi. Kam mbesa, nipa, kemi fëmijë. Janë detyruar të largohen sepse nuk është jetesë aty. I lutemi shtetit të marrë masa ose të na japë një rrugëzgjidhje si të jetojmë dhe veprojmë me ata”, thotë një qytetare.

“Është me vulë. Nuk ka dhënë asnjëherë leje shfrytëzimi apo leje punimesh për objektin e guroreve. Bashkia Shkodër nuk ka dhënë leje. Duhet të ndalet menjëherë. Nëse nuk i bën padi bashkia atyre, unë do t’i bëj padi bashkisë, ujësjellësit dhe administratorit”, thotë një qytetar tjetër.

“A rritet ai fëmijë me këtë pisllik ujë? I shkon në organizëm. Pse nuk shqetësohet një fije ky (Beci). Kërkon negociata ky, s’ka negociata”, thotë një i moshuar.

I moshuari thotë se do të bëjnë vetëgjyqësi.

Advertisement

“Vetëgjyqësi, nuk kemi nevojë të merremi me shtetin. Madje jemi vonuar. Në vitin 2024 është turp të përdorësh Kanunin. Por do të detyrohemi ta përdorim se nuk e durojmë më këtë.”

“Kërkojmë të drejtat tona se na i ka falur Zoti këtë ujë”, thotë një tjetër.

Kryebashkiaku Benet Beci i premtoi qytetarëve se do të flasin dhe do të zgjidhin situatën.

“Projekti është gati”, thotë Beci./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy